25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertët: Rusia në pozitë të vështirë pas ofensivës ukrainase

Kryesoret

Kundërofensiva e Ukrainës në pjesën verilindore të vendit duket se e kapi Rusinë në befasi në luftën gati 7 mujore.

Tërheqja e shpejtë dhe kaotike e trupave në rajonin e Kharkivit, në të cilën disa armë dhe municione u lanë pas, ishte një goditje e madhe për imazhin rus.

Kjo ishte humbja më e madhe ushtarake në Ukrainë që kur Moska tërhoqi forcat e saj nga zonat afër Kievit pas një përpjekjeje të dështuar për të pushtuar kryeqytetin në fillim të pushtimit.

Ofensiva ukrainase duket se ka lënë Kremlinin dhe Presidentin Vladimir Putin pa një përgjigje adekuate. Kjo ka zemëruar blogerët dhe nacionalistët ushtarakë rusë, madje ka ekspozuar disa përçarje të brendshme politike.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e përmendi gjendjen në Ukrainën verilindore gjatë inaugurimit të një parku kombëtar në Moskë.

Në të vërtetë, kundërofensiva ukrainase duket se e ka vënë Kremlinin në një pozitë të vështirë.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se tërheqja e trupave kishte për qëllim forcimin e pozicioneve ruse në Donbas, një justifikim disi i dobët, duke patur parasysh se zonat e kontrolluara nga Rusia në rajonin e Kharkiv-it siguruan një pikë kyçe të favorshme për operacionet e Moskës në rajonin jugor të Donetskut.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka ofruar ndonjë hollësi në lidhje me tërheqjen.

Por ajo publikoi një hartë të dielën që tregon se trupat ruse ishin zmbrapsur përgjatë një rripi të ngushtë toke në kufirin me Rusinë, një pranim në heshtje i përparimit të madh të forcave ukrainase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit