Departamenti i Shëndetit Publik të Los Anxhelosit njoftoi vdekjen e parë të konfirmuar në zonë që i atribuohet lisë së majmunëve.
Bëhet fjalë për një pacient me imunitet të dobësuar dhe i shtruar në spital.
Kjo është viktima e dytë e lisë së majmunëve në SHBA.
Muajin e kaluar, autoritetet shëndetësore të Teksasit raportuan vdekjen e një pacienti, i cili gjithashtu ishte imunokompromentuar dhe i prekur nga lija e majmunit.