Policia e Shtetit deklaroi sot se në 18 muajt e fundit në Angli shkuan mbi 36 mijë shqiptarë.
Vitin e kaluar arritën që të kalonin në ishull 24 mijë shqiptarë.
Ndërsa për këtë vit, në gjashtë muajt e parë të vitit nga janari deri në qershor në Britani arritën që të futeshin në mënyrë klandestine 12747 shqiptarë.
Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti nga Anglia në Shqipëri janë depërtuar 529 shqiptarë.
Autoritetet britanike kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të shqiptarëve që po i drejtohen Anglisë me gomone.