Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm deri në këto momente në protestën organizuar nga ish-presidenti Ilir Meta në inceneratorin e Tiranës.
Ai nuk është prononcuar ende për këtë dhe nuk ka bërë asnjë koment, ndërkohë që një pjesë e deputetëve të djathtë kanë qenë të pranishëm në protestë.
Berisha ka publikuar një foto së bashku me 6 kandidatët që garojnë për postin e kryetarit të Forumit Rinor. Fotoja është bërë ditën e djeshme gjatë takimit për përkujtimin e Azem Hajdarit.
Por pse Berisha e hodhi këtë foto pas 24 orësh dhe sesi qëndron e vërteta e protestës ende nuk dihet.