Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë për Ukrainën dhe Tajvanin në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, Ushakov tha se Pekini ka një qasje të ekuilibruar ndaj Ukrainës dhe i kupton arsyet për atë që Rusia e quajti “operacionin e saj special ushtarak”.
“Në situatën aktuale të vështirë, përballë sanksioneve të paligjshme perëndimore, ky bashkëpunim demonstron qëndrueshmëri, e cila vazhdon të zhvillohet në mënyrë progresive, të fitojë vrull”, tha Ushakov, cituar nga RIA Novosti.
Putin do të marrë pjesë në një takim të krerëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand më 15 dhe 16 shtator, sipas një deklarate të veçantë të Kremlinit.