-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz i kërkon Putin-it tërheqjen e plotë nga Ukraina

Kryesoret

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërhiqet plotësisht nga Ukraina.

Ai në një telefonatë me Putin i ka kërkuar që të tërheqë plotësisht trupat e tij nga Ukraina.

“Duhet një zgjidhje diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur, bazuar në një armëpushim, një tërheqje të plotë të forcave ruse dhe respekt për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”.

Gjithashtu Scholz i bëri thirrje Putin që t’i përmbahet një marrëveshjeje për eksportet e grurit nga Ukraina, të cilën Moska e ka kritikuar vazhdimisht.

Në telefonatën 90-minutëshe, Scholz theksoi nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhia në Ukrainë.

“Kancelari theksoi se çdo hap i mëtejshëm i aneksimit rus nuk do të mbetet pa përgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë rrethanë”, tha zyra e tij në deklaratë, duke shtuar se Scholz dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit