-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandal në prag të Botërorit, Kombëtarja thuajse e përjashtuar për falsifikim

Kryesoret

Zhvillime të rëndësishme në prag të Botërorit të Katarit. Ekuadori rrezikon seriozisht përjashtimin nga eventi më i rëndësishëm për klube pas zbulimit të falsifikimeve.

Zbulimi gjatë hetimit të FIFA-s për rastin e Byron Castillos vjen disa ditë përpara se Komisioni i Apelit të vendosë mbi këtë çështje.

Vendimi që do të merret të enjten mund të ndryshoi emrin e kundërshtarit të Katarit në ndeshjen hapëse të eventit më të madh sportiv të vitit.

Një histori e jashtëzakonshme që përfshin identitete të supozuara të rreme dhe një mbulim të dukshëm nga Federata e Ekuadorit.

Castillo, mbrojtës i djathtë që luajti në tetë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës, ka lindur në Ekuador apo përtej kufirit në Kolumbi? Përgjigjja e kësaj pyetjeje nxjerr të vërtetën në sheh.

Është një provë e re që do të tronditë futbollin e Amerikës së Jugut dhe do të krijojë një dhimbje koke të madhe për FIFA-n.  “Sportsmail” zotëron një regjistrim audio të një interviste që Castillo u dha hetuesve katër vjet më parë, teksa deklaronte qartësisht se ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998, siç shkruhet në certifikatën e tij të lindjes ekuadoriane.

Jep emrin e tij të plotë Bayron Javier Castillo Segura, duke përputhur detajet e certifikatës së lindjes së tij kolumbiane, në vend të emrit në certifikatën e Ekuadorit, Byron David Castillo Segura.

Përshkruan në detaje largimin nga qyteti kolumbian Tumaco drejt San Lorenzos në Ekuador për të ndjekur karrierën futbollistike. Një çështje e padëshiruar për FIFA-n vetëm dy muaj nga starti i Botërorit dhe që pritet në nxisë të tjera polemike mbi përfaqësuesen që duhet të zëvendësojë Ekuaorin në “Katar 2022”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit