Federata Ndërkombëtare e Boksit ka përjashtuar boksieren algjeriane Imane Khelif nga Kampionati Botëror që do të zhvillohet në Nish, Serbi, për shkak të niveleve të larta të testosteronit dhe pranisë së kromozomit mashkullor XY në trupin e saj. Khelif, që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit, është përballur me dyshime mbi gjininë e saj që prej triumfit në Olimpiadë.
Ky vendim është marrë pas testeve të fundit, të cilat nuk i dhanë asaj pasaportën e përshtatshmërisë për konkurrim.
Ky përjashtim ka sjellë gjithashtu një debat në lidhje me atletët transgjinorë, pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv nga presidenti amerikan Donald Trump që ndalon pjesëmarrjen e atletëve transgjinorë në sportin femëror.