Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur ndjeshëm. Ministria e Mbrojtjes së Greqisë shprehet po e trajton me vëmendje të veçantë, por edhe gjakftohtësi retorikën agresive gjithnjë në rritje të Ankarasë.
“Në fushën operacionale, aktiviteti i palës turke duket se aktualisht po ecën me tone të ulëta. Përjashtim nga rregulli i mësipërm janë kryesisht fluturimet e vazhdueshme të mjeteve ajrore turke pa pilot, dronët ishujt e Egjeut, edhe gjatë natës, gjë që ka vënë në gatishmëri të shtuar sistemin grek të mbrojtjes ajrore.
Këta janë dronët Bayraktar, të cilët operojnë nga bazat pranë brigjeve të Azisë së Vogël, duke ndërmarrë misione zbulimi, konfirmimin e pozicioneve dhe mbledhjen e informacionit në lidhje me lëvizjet e Forcave të Armatosura greke” shkruajnë mediat greke.