Alfred Prodani, ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Kurbin që u arrestua disa muaj më parë është ekstraduar në Spanjë.
Ai akuzohet se grabiti shtëpinë e futbollistit të njohur, Karim Benzema.
INTERPOL ka publikuar pamjet e momentit kur shqiptari zbritet nga avioni dhe dërgohet në qeli.
Prodani u arrestua teksa ishte duke pirë kafe në Kurbin. Spanja solli dosjen me prova dhe pala shqiptare e ekstradoi.
Ai rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë. Alfred Prodani u denoncua tre vite më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha.