Ballkoni i një pallati në Mamurras është shembur pasditen e kësaj të marte. Bëhet fjalë për një pallat 5 katësh, ku ballkoni i kati të fundit është shkëputur dhe ka rënë poshtë.
Fatmirësisht nuk është lënduar asnjë banor. Ata kanë lënë banesat e tyre nga frika se mos shembej i gjithë pallati. Ky i fundi kishte vetëm një muaj që ishte rikonstruktuar si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmeti.
Ende nuk janë bërë ekspertizat përkatëse nga specialistët, për të ditur nëse pas ngjarjes së sotme ai do të jetë i banueshëm.