-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: Kemi arrestuar dhe mësues rusë, kryen krime

Kryesoret

Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një numër të paspecifikuar të mësuesve rusë, të cilët u zhvendosën në qytetet ukrainase.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se mësimdhënësit, të cilët erdhën në shkollat lokale ukrainase me kurrikulë ruse, “kanë kryer krime”.

“Sigurisht, gjykata do të vendosë për ndëshkimin e tyre, por në territorin e shtetit tonë janë një numër i madh i qytetarëve rusë të cilët erdhën në territoret e okupuara përkohësisht dhe ata sigurisht që do të përballen me drejtësinë, nëse nuk largohen menjëherë nga shteti ynë”, tha Vereshchuk.

Vereshchuk shtoi se mësuesit e arrestuar rusë nuk do të hyjnë në listën e shkëmbimit të të burgosurve, pasi ata nuk kanë qenë pjesë e formacioneve luftarake.

Më 10 shtator, mediat lokale ukrainase raportuan se një numër i paspecifikuar i mësuesve rusë kanë mbetur në Ukrainë. Në këtë rajon, forcat ukrainase po rimarrin territorin e humbur në kundërofensivën që po zhvillojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit