-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Kemi rimarrë 6000 km katrorë nga Rusia

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se trupat e tyre kanë arritur që të rimarrin më shumë se 6 mijë km katror nga kontrolli rus, raporton BBC.

Rusia ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkiv, në atë që shihet nga disa ekspertë ushtarakë si një përparim i mundshëm në luftë.

Moska e përshkruan tërheqjen e trupave të saj nga rajoni ditët e fundit si një “rigrupim” me synimin për t’u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës.

Ky pretendim është tallur edhe në Rusi, me shumë përdorues të mediave sociale atje që e përshkruan tërheqjen e deklaruar si “të turpshme”.

Duke folur më vonë të hënën, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha se forcat ukrainase kishin bërë “përparim të rëndësishëm” në kundërsulmin e tyre, por shtoi se ishte shumë herët për të parashikuar rezultatin.

“Rusët mbajnë forca shumë të rëndësishme në Ukrainë, si dhe pajisje, armë dhe municione. Ata vazhdojnë t’i përdorin ato pa dallim jo vetëm kundër forcave të armatosura ukrainase, por civilëve dhe infrastrukturës civile siç kemi parë,” tha Blinken.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit