Një person është arrestuar sot në Tiranë, pasi e ktheu shtëpinë në pikë furnizimi me karburant.
Gjatë operacionit u sekuestruan 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë karburanti.
I arrestuari është B. S., si dhe u procedua penalisht G. P., të dy banues në Tiranë.
I arrestuari e ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve në bashkëpunim me personin tjetër që e kishte punësuar.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.