Edhe këtë të mërkurë vendi ynë do të përfshihet nga mot i qëndrueshëm.
Gjatë pjesës së parë të ditës do të kemi kthjellime në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.