Në gjykatën e Elbasanit sot po zhvillohet gjyqi ndaj Arbër Paplekajn që akuzohet për vrasjen Pjerin Xhuvanit. Ngjarja ndodhi katër ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021.
Për të dëshmuar në gjyq është futur edhe efektivja e forcave Shqiponja, Xhensila Sota, e cila ishte dëshmitare okulare e ngjarjes dhe mbeti e plagosur gjatë të shtënave me armë.
Pak muaj më parë ajo u rikthye për të rindërtuar skenën e krimit në lagjen “5 Maji” ndërsa sot do të dëshmojë. Në masakrën e Elbasanit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Përveç Paplekajt, Prokuroria ka dërguar për gjykim edhe disa emra të tjerë që përfshihen në këtë dosje penale.
Bëhet fjalë për dy zv/drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si edhe 6 policët e forcave “Shqiponja”, të cilët akuzohen të gjithë për shpërdorim detyre.