-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertët paralajmërojnë: Shumë kohë e lirë ju dëmton shëndetin

Kryesoret

Nuk ka njeri që punon dhe nuk qahet për mungesën e kohës së lirë. Përditshmëria e sotme është plot stres dhe takime të shumta, ku momentet e lira duken një luks i paarritshëm, në disa raste.

Por kjo kategori personash ndoshta do të ngushëllohet nga rezultatet e një studimi të kryer ndër vite nga universiteti i Pensilvanisë dhe të botuara në revistën prestigjioze Journal of Personality and Social Psychology,

Sipas studimit, që ka përfshirë rreth 35 mijë persona në SHBA, një periudhë e gjatë pa angazhime dhe punë dëmton shëndetin, ose të paktën cilësinë e të jetuari.

Sipas përgjigjeve të intervistuarve, periudha ideale ditore e kohës së lirë nuk duhet të zgjasë më shumë se dy orë. Një periudhe më e gjatë, sjell pasoja negative mbi organizmin, që shfaqet me një ndjesi pakënaqësie më të theksuar.

Sipas autores kryesore të studimit, Marissa Sharif, kjo vjen nga fakti se me një periudhë të gjatë kohe në dispozicion, njerëzit ndjejnë një mungesë produktiviteti, dhe ndihen të padobishëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit