-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studim i ri: Alkooli dëmton edhe në sasi të vogla

Kryesoret

Një studim i fundit i Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE) ka sfiduar bindjen e zakonshme se konsumimi i alkoolit në sasi të vogla është i padëmshëm.

Studimi, i titulluar “Alkooli është një drogë psikoaktive”, ka zbuluar se nuk ka një “sasi të sigurt” të alkoolit dhe konsumimi i tij, edhe në sasi të moderuara mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve dhe aksidenteve.

Sipas DGE-së, “Shmangia e konsumit të alkoolit është motoja e vetme e sigurt”, dhe ata identifikojnë më shumë se 200 pasoja negative shëndetësore që përfshijnë sëmundjet si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin.

Ekspertët e DGE-së theksojnë se “sasitë e vogla të alkoolit mund të kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve dhe lëndimeve”. Studimi u fokusua në ndikimet e alkoolit në organizëm, duke përfshirë sëmundje të ndryshme si kanceri i gjirit dhe zorrës së trashë, probleme kardiovaskulare dhe demencë.

“Kushdo që vazhdon të pijë alkool duhet të shmangë sasitë e mëdha dhe pirjen e tepërt”, theksojnë ekspertët, duke nënvizuar rëndësinë e minimizimit të konsumit, veçanërisht për të rinjtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit