-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frikë nga Irani? Peleshi: Shqipëria është e paprekshme, kemi Amerikën

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se sulmet kibernetike, i pari dhe i dyti nuk prekën sistemet ushtarake.

Ai garantoi se skenari i prekjes fizike të sovranitetit është zero. Sipas tij, SHBA dhe NATO janë garancia që Shqipëria është e paprekshme.

Sistemet tona kibernetike ushtarake as herën e parë dhe as tani nuk janë prekur. Janë mëse të mbrojtura, janë më specifike, të dedikuara dhe autonome.

Sa i përket planeve dhe projekteve që po punojmë në një nivel edhe më të lartë sigurinë kibernetike jemi në zbatim të një projekti shumë të madh.

24 mln dollarë, mbështetur nga SHBA që synon ngritjen e qendrës ushtarake kibernetike, aftësimin e stafit paralel këtë vit do të hapim masterin e sigurisë kibernetike. Do të ketë bonuese që për këto profesione edhe shteti të jetë konkurrues.

Nuk jemi në ndonjë skenar të cenimit të sovranitetit të tonë, jemi anëtar të NATO-s, jemi të paprekshëm.

Fuqia më e madhe ushtarake politike dhe ushtarake, që është NATO, ne jemi pjesë e saj. edhe Kosova ka KFOR-in. Por ne jemi në Ballkanin Perëndimor, që është front i brishtë, por jemi larg cenimit fizik” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit