Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese katërkatëshe në Aman është rritur, pasi autoritetet jordaneze thanë se pesë persona vdiqën dhe 14 të tjerë u nxorrën nga rrënojat.
#WATCH: Footage from the scene of a building collapse in #Amman #Jordan, which has killed 2 people and injured at least a dozen https://t.co/rI0QPcL6oW pic.twitter.com/mcmpwrJrDV
— Arab News (@arabnews) September 13, 2022
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur të mbijetuarit, thotë policia jordaneze.
Kryeministri Bisher al-Hasani, i cili vizitoi vendin e tragjedisë, urdhëroi një hetim urgjent për shkaqet e shembjes në një nga pjesët qendrore të kryeqytetit.
Zyrtarët thanë se ishte një kompleks apartamentesh i vjetër dhe i mirëmbajtur keq që strehonte rreth 25 persona.