Kanadaja planifikon ta shpallë të hënën, ditën e funeralit të Mbretëreshës Britanike Elizabeth, festë kombëtare dhe ditë zie për vdekjen e monarkut britanik, tha sot kryeministri kanadez Justin Trudeau.
“Ne do të punojmë me provincat dhe territoret për t’u përpjekur të shohim se jemi në përputhje me këtë,” vuri në dukje Trudeau.
“Ka ende disa detaje për t’u parë, por t’u jepet kanadezëve një shans për të vajtuar të hënën do të jetë e rëndësishme,” shtoi ai në komentet nga St. Andrews, New Brunswick.