-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ligjet zgjedhin kandidatin për anëtar të KLP-së, “firmën” e ka Kuvendi

Kryesoret

Florjan Bjanku është zgjedhur me short në komisionin e ligjeve si kandidat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kreshnik Myftari, Juliana Bylykbashi dhe Arta Mandro, ishin kandidatët e tjerë në listë.

Ndërkohë, pas shortit atij i duhet të marrë shumicë të cilësuar në seancë plenare. Nëse kjo gjë nuk ndodh do të zgjidhet një tjetër koandidat.

Florjan Bjanku rezulton nga shorti si i zgjedhur anëtar i KLP. Lista do t’i shkojë seancës plenare në të cilën do të duhet një votim me shumicë të cilësuar. Nëse kjo shumicë nuk arrihet do të rikthehemi përsëri me një proces shorti në nën/komision. Nëse dështon herën e dytë, do të jetë edhe hera e tretë. Në herën e tretë kandidati që del nga shorti edhe nëse nuk merr kuorumin e mjaftueshëm në Parlament do të konsiderohet si i zgjedhur anëtar i KLP”, tha kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka. 

Ai është pedagog i drejtësisë në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit