-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqtari jep dorëheqjen për herë të dytë nga vettingu

Kryesoret

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni dorëzoi për herë të dytë brenda pak muajsh kërkesë për dorëheqje nga detyra në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ.

Sipas anëtares së këshillit për marrëdhëniet me mediet, Marçela Shehu, gjyqtari Artan Gjermeni e ka dorëzuar kërkesën e dytë për dorëheqje të martën më 13 shtator 2022.

Shehu pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik se kërkesa i është kaluar për shqyrtim komisionit të karrierës në KLGJ.

Artan Gjermeni dorëzoi kërkesë për dorëheqje edhe më 24 maj 2022, por deri në muajin korrik, KLGj nuk mori vendim.

Më 15 korrik, Këshilli njoftoi se e ndërpreu procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin Gjermeni, pasi ky i fundit u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje e bërë më herët në muajin maj.

Në kërkesën e parë për dorëheqje, Gjermeni paraqiste si arsye të largimit nga detyra kalimin e karrierës së tij në një stad të ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit