Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kësaj të mërkurë të këshillit të ministrave është miratuar rritja e pensioneve dhe të pagës minimale.
“Me këtë indeksim, ne e çojmë rritjen e pensioneve për këtë vit në 9,5 përqind, krahasuar me një vit më parë. Nga ky vendim përfitojnë mbi 600 mijë pensionistë. Ky efekt hyn në fuqi që nga muaji shtator, do të kenë një rritje të pensioneve në nivel 9,5 përqind.
Kemi rritur edhe pagën minimale në shkallë vendi. Paga minimale shkon në 34 mijë lekë. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë nga ky vendim. Rreth 900 mijë qytetarë përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagës minimale”, u shpreh Ministrja.