Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ditën ka lajmëruar dërgimin në Kushtetuese të Bordit të caktimit të çmimeve të produkteve ushqimore.
Sula tha se grupi parlamentar i PD-së do do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit. Pasi sipas tij ky bord nuk e ka përmbushur funksionin e tij.
“Grupi parlamentar i PD-së ku do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i ngritur për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës në tregun shqiptar.
Ky Bord që u ngrit për të bërë të mundur ruajtjen e qytetarëve shqiptarë nga rritja e çmimeve nuk ka funksionuar. Ne si PD e kemi kërkuar që në shtator 2021 që të ulet TVSH-ja e ushqimeve të produkteve të shportës çka do të bënte të mundur që qytetarët shqiptarë të kishin çmime më të ulëta”, deklaroi Sula.
Disa ditë më parë PD dërgoi në Kushtetuese edhe bordin e caktimit të çmimeve të karburanteve