Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar në Facebook pankartën e një vajze të vogël “Inceneratori po djeg paratë e librave të mi”.
Meta shkruan se vjedhja që po bëhet me inceneratorët, po djeg të ardhmen e fëmijëve.
“Një nga mesazhet më domethënës të protestës qytetare!
Paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve”, shkruan Ilir Meta.