Partia greke Demokracia e Re ka reaguar në lidhje me njoftimin e SHBA-së, ku thuhej se partitë politike në 20 vende janë financuar nga Putin.
“Rusia ka transferuar në fshehtësi të paktën 300 milionë dollarë partive politike, zyrtarëve dhe politikanëve në më shumë se 20 vende që nga viti 2014 dhe planifikon të transferojë qindra milionë të tjerë për të ushtruar ndikim politik dhe për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve,” raportoi New York Times
Nisur nga procedimi i një biznesmeni rus, i cili strehohej në Greqi dhe kishte një pasuri prej 10 milionë euro nëpërmjet kompanive. Partia në pushtet është shprehur se po pret raportin përfundimtar nga SHBA për të hetuar më tej nëse ka pasur financime në Greqi.
“Ajo që dimë tashmë për Greqinë, është se Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka proceduar në muajin prill për ndjekjen penale të biznesmenit rus Malofeyev, ndër të tjera, për sigurimin e financimit me 10 milionë euro nëpërmjet kompanive, me qëllim krijimin e një kanali propagandistik rus në Greqi.
Pra, me shumë interes presim informacionin e ri nëse edhe partitë greke financoheshin nga Putini, si dhe cilat ishin ato”, është shprehur ajo.