-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, drogë, para dhe armë

Kryesoret

Një operacion i gjerë është zhvilluar nga Gardës Civile në ishullin Puig d’en Valls, Ibiza. Një grup kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar.

Sipas informacioneve të mbledhura nga Periódico de Ibiza dhe Formentera, operacioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme (13 shtator) dhe ka vënë në pranga disa persona, shumica prej tyre shqiptarë.

Që në orët e para të mëngjesit filloi operacioni në shtëpinë në Santa Gertrudis. Disa agjentë nxorën të gjithë materialin nevojshëm për kontroll.

Në kërkim bashkohen edhe specialistët e njësisë së qenve. Njëri pas tjetrit, tre qen dalin në veprim.

Secili ka një objektiv të ndryshëm: drogë, para dhe armë.

Në shtëpi u gjetën rreth 50.000 euro  para të gatshme, dy ora me vlerë dhe një fuoristradë Mercedes me vlerë mbi 300.000 euro.

Burrit (shqiptar), i cili banonte me partneren e tij iu komunikua urdhri i paraburgimit.

Më pas operacioni u shtri në Puig d’en Valls, në torno Can Sifre dhe në Sant Josep. Të arrestuarit janë transferuar në zyrat e Kompanisë së Gardës Civile.

Sipas të dhënave të mbledhura pjesa më e madhe e të arrestuarve janë nga Evropa Lindore, me origjinë nga Shqipëria.

Aksionet dhe kontrollet në banesa dhe ambiente tregtare kanë zgjatur deri në orët e vona të pasdites. Për këtë fazë të operacionit janë mobilizuar agjentë të Policisë Gjyqësore dhe të Njësisë Qendrore Operative (UCO) të ardhur nga Palma.

Operacioni spektakolar i zhvilluar dje i bashkohet dy operacioneve të tjera të mëdha të kryera javët e fundit në ishull kundër grupeve kriminale të specializuara në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit