Pavarësisht ecurisë së luftës që nga fillimi i pushtimit në shkurt të këtij viti, ukrainasit besojnë se në fund ushtria e tyre do të triumfojë.
Në një sondazh të kryer nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, një organizatë amerikane jofitimprurëse, ukrainasit shprehen të sigurt për fitoren e vendit të tyre kundër agresionit rus.
Të pyetur në prill të këtij viti, 97 për qind e të pyeturve janë shprehur se besojnë se Ukraina do ta fitojë luftën, 2 për qind e tyre janë përgjigjur me “jo” dhe 1 për qind kanë zgjedhur opsionin “vështirë të përgjigjem.”
Ndërsa, në qershor pyetjes “A besoni se Ukraina do ta fitojë luftën?”, 98 për qind e qytetarëve janë shprehur për “po”, 1 për qind për “jo” dhe 1 për qind ka abstenuar.