-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armenia: 105 ushtarë kanë vdekur në përleshjet kundër Azerbajxhanit

Kryesoret

Më shumë se 100 ushtarë armenë janë vrarë në përleshjet kufitare me forcat ushtarake të Azerbajxhanit, prej të hënës, ka thënë kryeministri armen, Nikol Pashinyan.

Azerbajxhani ka thënë se 50 trupa ushtarake të tij janë vrarë po ashtu në luftime. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shpërthimin e ri të konfliktit.

Përleshjet e reja, që kanë nisur në orët e vona të së hënës, janë pjesë e mosmarrëveshjeve të këtyre dy republikave të ish-Bashkimit Sovjetik për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë thirrje për paqe mes dy vendeve. Duke folur para Parlamentit të shtetit, Pashinyan ka thënë se 105 ushtarë armenë janë vrarë prej të hënës.

Ai ka akuzuar trupat azerbajxhanase për pushtim të 10 kilometrave katrorë të territorit armen këtë javë, dhe ka thënë se shteti i është kthyer Rusisë për kërkim të ndihmës ushtarake.

Rusia njihet si aleate e Armenisë, ndërsa Turqia e Azerbajxhanit.

Azerbajxhani hedh poshtë pretendimet e Armenisë për zhvillimet e kësaj jave, duke përfshirë raportimet se ka shtënë me armë kundër pajisjeve që u përkasin shërbimeve ruse të sigurisë (FSB), të cilat janë të stacionuara brenda Armenisë.

Autoritetet azerbajxhanase besojnë se Armenia ka nisur konfliktin duke bombarduar shënjestra ushtarake në distriktin Kalbaçar.

“Njësitet tona janë duke marrë veprimet e nevojshme”, ka thënë ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan, sipas agjencisë së lajmeve, Reuters.

Një armëpushim i brishtë, i ndërmjetësuar të martën nga Rusia, ka dështuar të zbatohet dhe të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij.

Rreth 6.000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit 2020. Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë zonat përreth tij, janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit