Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shfuqizuar vendimin për bllokimin e eksportit të vajti, miellit dhe sheqerit, vendim ky i marrë gjatë muajt prill.
Ai deklaroi se tashmë ka përmirësim të furnizimit me produkte esenciale, prandaj edhe është kërkuar shfuqizimi i këtij vendimi.
“Tani kemi përmirësim të furnizimit me produkte esenciale ushqimore në tregun e Republikës së Kosovës dhe lehtësime në furnizim me lëndë të parë për sasi të kontraktuara nga bizneset vendore andaj është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi”, tha Kurti.
Këtë propozim e ka mbështetur dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila ka thënë se nuk ka më vend për panik dhe situata është stabilizuar.