Këngëtari Robert Sylvester Kelly, është shpallur fajtor për abuzim seksual me të mitur.
Juria e dënoi 55-vjeçarin për gjashtë nga 13 akuza pas një rasti katër-javor në Çikago. Ai u lirua nga akuzat për rregullimin e një gjyqi shtetëror mbi akuzat për pornografi të fëmijëve në vitin 2008.
Gjykata nuk e shpalli atë fajtor në gjyqin e tij të vitit 2008 për arsye se nuk kishin prova dhe përfundoi me pafajësi. Gjyqi i vitit 2008 u përqëndrua në një video 30-minutëshe të Kelly duke abuzuar me një vajzë 14-vjeçare.
Viktima e njohur me pseudonimin “Jane” nuk pranoi të dëshmonte në gjykatë 14 vite më parë dhe juristët përfundimisht e shpallën të pafajshëm për të gjitha akuzat. Por Jane, tashmë 37 vjeçe, dëshmoi muajin e kaluar se ajo është personi në atë pamje. Ajo tha se Kelly e kishte abuzuar seksualisht qindra herë para se të mbushte 18 vjeç, raporton BBC.