-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trondit Einxhel Shkira: Jam abuzuar se*ksualisht në moshën 15-vjeçare…

Kryesoret

Einxhel Shkira ka bërë një rrëfim tronditës për përvojat e saj në fillimet e karrierës televizive. Gjatë një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo zbuloi se në atë kohë kishte një tentativë për abuzim seksual nga dikush që përpiqej të përfitonte nga ajo. Ajo shprehu se nuk e denoncoi atë rast në atë periudhë.

“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e showbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra.

Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale. Unë si një person shumë i fokusuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijojë nga ky rrugëtim.
Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë“

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit