-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin falënderon Xi për qëndrimin e mbajtur ndaj Ukrainës

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka falënderuar liderin e Kinës, Xi Jinping për pozicionin “e balancuar” për Ukrainën, dhe i ka ofruar atij mbështetje për Tajvanin.

Dy liderët u takuan të enjten në kuadër të samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO). Ky samit mbahet në Samarkand më 15 dhe 16 shtator.

“Ne e vlerësojmë shumë pozicionin e balancuar të miqve tanë kinezë në lidhje me krizën ukrainase”, tha Putin.

“Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja në këtë drejtim dhe sigurisht që do të ofrojmë një shpjegim të detajuar të qëndrimit tonë në lidhje me këtë çështje gjatë takimit të sotëm, edhe pse tashmë kemi folur për këtë më herët”, i tha Putin – liderit kinez.

Një deklaratën e qeverisë kineze, pas takimit, nuk përmend në mënyrë specifike Ukraina, por u tha se Xi premtoi “mbështetje të fortë” për “interesat thelbësore” të Rusisë.

Qeveria e Xi ka refuzuar të kritikojë veprimet ushtarake të Rusisë.

Ky është takimi i tyre i parë që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.

Në përpjekjen për të forcuar aleancën me Kinën, Moska e ka mbështetur Pekinin edhe për Tavanin.

“Ne dënojmë provokimet e SHBA-së dhe satelitëve të saj në ngushticën e Tajvanit”, tha lideri rus.

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës vazhdojnë të jenë të larta qëkur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin vetëqeverisës më herët gjatë gushtit. Kina u kundërpërgjigj duke mbajtur stërvitje ushtarake pranë ishullit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit