Deputeti i PD-së, Ervin Salianji kërkoi sot në Kuvend që të arrihet marrëveshja e ekstradimit për personat e shpallur në kërkim që fshihen në Emiratet e Bashkuara.
Por ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se përpjeka e Shqipërisë nuk ka munguar, por Emiratet Arabe refuzojnë.
“Nuk ka pasur vullnet nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk mungon vullneti nga pala shqiptare.
Kur marrim në dijeni dhe vendosim në dispozicion dokumentet nuk ekstradohen. Kemi bërë përpjekje por nuk është përgjegjësi e jona kjo. Do të vazhdojmë të kërkojmë marrëveshje dy palëshe ekstradimi” tha Manja.
“Porositësit e vërtetë të vrasjeve ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kërkoni që të lehtësohen proceduarat për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë.
Marrëveshjen e kanë kërkuar emiratet e bashkuara arabe. Ka njeri që nuk e di në Shqipëri që urdhëruesit krerët e krimit të organizuar e ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal në Dubai”, deklaroi Salianji