Deputetja e PD-së, Flutura Açka i kërkoi kreut të SPAK-ut, Arben Kraja që në muajt e fundit të mandatit që i ka mbetur të fusë pas hekurave një “peshk” të madh dhe jo “cironka”.
Ajo ishte edhe kundër vendosjes së Ilir Beqajt në krye të fondit që do të menaxhojë të ardhurat nga BE.
“Në krye agjencisë së menaxhimit të fondeve do të jetë dora vetë Ilir Beqja që duhet të ishte në SPAK. Që nga koha e tij si ministër më shumë kemi farmaci se furra buke.
T’ja varësh “mëlçitë ujkut” në qafë vetëm në Shqipëri ndodh. Nuk e di cfarë bën kjo opozita këtu, opozita, 1, 2, 3, 4. Që “ujkun” e keni vendosur bari delesh.
SPAK nuk po ecën hiç. Arben Krajës i bëj një thirrje të mos merret më me “cironka” por të zërë një “peshk” të madh, që kur të mbarojë atë punë të mbahet mend” tha ajo.