Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet.
Dy fshqinj janë konfliktuar me njëri-tjerin, por sherri ka agravuar deri në nxjerrjen e thikave. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos dhe njeri prej tyre është plagosur rëndë.
Mësohet se shkak është bërë një rubinet uji, po ashtu policia ka arritur të kap autorin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.09.2022, në orën 16:10, në rrugën “Kastriotët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç.
Si pasojë 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.