Ndoshta nuk ka qenë kurrë më e lehtë të përshkohet me makinë rajoni i Ballkanit.
Nuk është çudi pse rajoni është i përzgjedhur nga shumë udhëtarë që e parapëlqejnë mjedisin malor, fushat e gjelbëruara dhe monumentet historike.
Eksplorimi i shumë vendeve në rajon nuk merr shumë kohë. Me kontrolle të shpejta kufitare dhe radhë të shkurtra, është e lehtë të kalohet në vend brenda një dite.
Liqeni i Ohrit
E gjitha mund të fillohet nga Liqeni i Ohrit, duke marrë nga aty gjithçka që ofrohet.
I njohur si një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Evropë, liqeni në qytetin e Ohrit ndodhet në Maqedoni dhe Shqipëri.
Manastiri
Pastaj drejtimi merr për në jugperëndim në qytetin e çuditshëm të Manastirit, i cili ndodhet vetëm 14 kilometra nga kufiri i Greqisë.
Teksa shumë nga ata që vizitojnë Maqedoninë e Veriut përfundojnë në Ohër ose Shkup, shumë pak turistë me fat arrijnë në Manastir.
Me rrugë të shkëlqyera ecjeje në periferi dhe një skenë të rëndë trashëgimie, Manastiri është një vend i vlefshëm për t’u ndalur për disa orë.
Po ashtu është i mbushur me xhami të bukura osmane, të cilat ndërmendin praninë e tyre gjithnjë e më të fortë.
Pas një filxhani kafeje në një nga kafenetë komode të Manastirit, e mira është që drejtimi të shkojë për nga jugu drejt kufirit Medzhitlija/Niki.
Pasi të kalohet kufiri, vjen radha e Follorinës, një qytet që ka moton “Aty ku nis Greqia”.
Follorina
Mbërritja në qytetin e jashtëzakonshëm grek, i rrethuar nga male të mrekullueshme, të lë pa fjalë nga atmosfera e qetë.
Është shtëpia e lumit Sakoulevas, i cili njihet si pikë referimi i qytetit.
Një nga vendet më të spikatura në Follorinë janë rrënojat e Xhamisë së shkatërruar të Jakub Beut.