-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Këtu kërcet pushka, atje shampanja”! Alibeaj: Banditët shqiptarë fshihen në Dubai

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i kërkoi qeverisë që të kushtëzonte kërkesën e Emirateve të Bashkuara Arabe për marrëveshje për shkëmbim informacioni me ekstradimet.

Deputeti demokrat u shpreh se në Dubai fshihen kriminelët shqiptarë duke i shpëtuar drejtësisë.

“Dubai, Banda e Durrësit, Banda e Elbasanit ju thonë gjë? Të gjitha bandat kanë gjetur parajsën në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministri nuk tregoi një provë që ka kërkuar marrëveshje ekstradimi me Dubain. Po është e vërtetë, këtu kërcet dyfeku, atje hapet shampanja.

Ajo është parajsa kriminale për banditët shqiptarë. Nëse do të sillni një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara e keni votën tonë.

Pengimi i marrëveshjes së ekstradimit mund të jetë akaparuar nga krimi. Parajsa kriminale është atje. Detyra juaj është që të tregoni që nuk jeni të kapur nga krimi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit