Kontrabanda e naftës po kthehet në një problem tejet shqetësues për vendin. Pas kapjes së dhjetëra tonelatave me naftë nga peshkarexhat, ditën e sotme policia ka bëtë një tjetër “goditje”.
Bëhet fjalë për një 50-vjeçar, i cili kishte ndërtuar dy depozita të nëndheshme në oborrin e tij dhe i kishte të mbushur me naftë të kontrabanduar. Ende nuk është bërë e ditur sasia e naftës që u kap
Njoftimi i policisë
Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë edhe një rast tjetër i mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasin shtetasin:
- I. Sh., 50 vjeç, banues në rrugën “Kasem Shima”, Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Sh., janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.