Yuri Kim, ambasadorja amerikane në Tiranë, ka shkuar këtë të enjte në zyrën e kreut të KQZ-së, duke mbledhur aty edhe përfaqësues nga partitë politike.
Mësohet se në takim janë edhe Damian Gjiknuri, Jorida Tabaku e Monika Kryemadhi.
Mendohet se një nga pikat është edhe financimi i partive politike. Kjo çështje u rikthye dje në kryefjalë, pasi një zyrtar amerikan deklaroi se Rusia financoi PD-në në kohën me Lulzim Bashës me 500 mijë dollarë.
