-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pedagogu rrëzon shtetin me një fjali

Kryesoret

Me një fjali të vetme, pedagogu Lush Susaj ka prekur një seri problematikash për shqiptarët.

Ai është shprehur në protestën për pagat e pedagogëve se studenti i tij nga Tuzi murator merr një pagë dyfishin e tij, ndërsa i sjell çdo javë 10 litra naftë nga Mali i Zi.

Teksa flet për pagat e ulëta në Shqipëri, me këtë fjali, ai prek çmimin e lartë të karburanteve në vendin tonë. Një student që fut kontrabëndë në Shqipëri, e në anën tjetër ia dorëzon atij një pedagogu që nuk ka mundësi ta blejë në vendin tonë me çmim më të shtrenjtë.

“Një gjë që e dimë të gjithë, nuk kemi pse të mos e themi. Ne po reagojmë për pagat më të larta, sepse ato sjellin më shumë ekonomi, përmirësojnë më shumë ekonominë.

Ka 18 vjet që nuk na indeksohen pagat dhe as na rriten. Një studenti i imi merr rrogë në Kosovë dy herë më shumë se mua.

Një tjetër në Podgorice tre herë më shumë se mua. Ne me këto paga. Një student imi murator në Tuz më sjell çdo javë 10 litra naftë se e merr naftën me 1400 lekë, këtu e marrim me 2400 lekë.

Imagjinoni se me çfarë mizerjesh qeverisjesh jemi në këto 20 vjet. Unë kam qenë për rritje 100% të pagës. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministres së arsimit të shohin këtë përparësi. Të rrisin pagën e punonjësve të universiteteve. Nuk ka arsye të kemi këto paga, krahas rritjes së pagave dhe pensioneve”, tha Susaj.

Ai shtoi:  “I bëj thirrje kryeministrit të na ndalë patronazhistët dhe strukturat partiake mbi stafet pedagogjike që mos reagojmë. Ne po reagojmë për pagat dhe jo për partinë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit