Presidenti rus, Vladimir Putin i ka shprehur mbështetjen e tij presidentit kinez, Xi Jinping për çështjen me Tajvanin.
Dy liderët u takuan të enjten në kuadër të samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO). Ky samit mbahet në Samarkand më 15 dhe 16 shtator.
“Ne e vlerësojmë shumë pozicionin e balancuar të miqve tanë kinezë në lidhje me krizën ukrainase”, tha Putin.
“Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja në këtë drejtim dhe sigurisht që do të ofrojmë një shpjegim të detajuar të qëndrimit tonë në lidhje me këtë çështje gjatë takimit të sotëm, edhe pse tashmë kemi folur për këtë më herët”, i tha Putin – liderit kinez.
Një deklaratën e qeverisë kineze, pas takimit, nuk përmend në mënyrë specifike Ukraina, por u tha se Xi premtoi “mbështetje të fortë” për “interesat thelbësore” të Rusisë.
Qeveria e Xi ka refuzuar të kritikojë veprimet ushtarake të Rusisë.
Ky është takimi i tyre i parë që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.
Në përpjekjen për të forcuar aleancën me Kinën, Moska e ka mbështetur Pekinin edhe për Tavanin.
“Ne dënojmë provokimet e SHBA-së dhe satelitëve të saj në ngushticën e Tajvanit”, tha lideri rus.