-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria thellon bashkëpunimin me SHBA-të në fushën e sigurisë kibernetike

Kryesoret

Autoritetet shqiptare vijojnë bisedimet për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike me Shtetet e Bashkuara.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kjo, pas takimit të zyrtares shqiptare me senatorin amerikan Gary Peters.

Peters është kryetari i Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senatin Amerikan.

“Në vijimësi të takimit biseduam për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, dhe rritjen e mbështetjes amerikane në këtë fushë të sigurisë”, u shpreh fillimisht Spiropali.

Sipas saj, gjatë takimit u diskutua për progresin që ka bërë Shqipëria, sfidat e së ardhmes, sulmet kibernetike të Iranit ndaj shërbimeve qeveritare në vendin tonë, si dhe sanksionet e ndërmarra nga SHBA-të dhe partnerët për dënimin e këtij akti kriminal.

Ajo shtoi se ishte nder dhe kënaqësi të niste vizitën zyrtare me senatorin amerikan, i cili mbulon çështje të sigurisë kibernetike dhe është bashkëkryetar i grupit të miqësisë me Shqipërinë.

“I shpreha mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen që Kongresi dhe Senati Amerikan vijojnë të japin për vendin tonë”, ravijëzoi në përmbyllje ministrja shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit