-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von Der Leyen: BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryesoret

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja nuk është e plotë pa Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ju jeni pjesë e familjes sonë. Ju jeni e ardhmja e bashkimit tonë. Bashkimi ynë nuk është i plotë pa ju”, tha von der Leyen.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së, duartrokiti menjëherë deklaratën e Von der Leyen.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke e quajti atë një deklaratë të rëndësishme dhe, në të njëjtën kohë, theksoi se këto vende janë prioriteti i presidencës së saj.

“Deklaratë e rëndësishme se Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia janë pjesë e familjes evropiane – ky është prioriteti i EU2022. Si dhe bashkëpunimi i ngushtë me fqinjët e gjerë, ne presim me padurim Samitin e Komunitetit Politik Evropian të 6-7 tetorit në Pragë”, shkroi Ministria në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Këshilli i BE-së vendosi në fillim të qershorit t’i japë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe tha se Gjeorgjisë gjithashtu do t’i jepet statusi pasi të përmbushen kriteret e kërkuara. Në samitin e mbajtur më 23 dhe 24 qershor, Këshilli i BE-së ftoi Komisionin të ndajë opinionet e tij për aplikimin për anëtarësim të Ukrainës dhe Moldavisë.

Përveç kësaj, i njëjti vuri në dukje se Gjeorgjisë, e cila aplikoi për statusin së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë, do t’i jepet statusi i vendit kandidat pasi të zgjidhen dhe adresohen prioritetet e përmendura në opinionin e Komisionit.

Lidhur me Ballkanin Perëndimor, Këshilli tha në qershor se BE-ja shpreh angazhimin e saj të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit