Pas thashethemeve që modelija Gigi Hadid dhe aktori Leonardo DiCaprio po dalin bashkë!
Ka folur Babai i Gigi-t, Mohamed Hadid fillimisht, ai ka treguar se e simpatizon DiCaprio-n.
“E takova DiCaprio-n në St. Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë. Më pëlqeu”- tha ai për “Daily Mail”.
Por të gjithë duan të dinë a janë në një lidhje ai dhe Gigi?
“Ata janë miq, e njohin njëri-tjetrin prej disa kohësh. Nuk kam folur me vajzën time për DiCaprio.-n. Nuk mendoj se ata po takohen, besoj se janë thjesht miq të mirë. Por vërtetë nuk e di. Unë nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk e di se me kë po takohet ajo”- ka thënë Mohamed Hadid, pa dashur të japë më tepër detaje.