-sidi education-spot_img
12.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vidhnin në BE dhe shisnin në Shqipëri/ Kapet banda me makina luksoze

Kryesoret

Një person është arrestuar dhe gjashtë makina luksoze janë sekuestruar në Tiranë. Makinat janë vjedhur në vendet e BE-së.

I arrestuari është K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për; K. T., 26 vjeç, D. P.,  46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim; R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 makina luksoze dhe një motor. Pasi i kanë trafikuar, sipas policisë, të akuzuarit kanë bërë ndërhyrje duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike.

Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit