Rreth 99% të trupave të zhvarrosur në Izjum janë konstatuar me shenja dhune dhe torturash.
Kjo u bë e ditur nga Oleg Synegubov guvernatorit rajonal. Ky i fundit tha në Telegram se skena ishte e tmerrshme dhe disa prej të varrosurve ishin të shënuar me numra.
Ndërsa autoritetet thanë se disa nga ata që ishin varrosur ishin vrarë nga bombardimet dhe sulmet ajrore, hetuesit janë përgatitur për më të keqen, pas zbulimeve të civilëve të vdekur që mbanin shenja torture në Bucha dhe territore të tjera të pushtuara më parë.
Synegubov tha se sot, zhvarruesit zbuluan disa trupa me duar të lidhura pas shpine dhe një person me një litar rreth qafës.
“Natyrisht, këta njerëz u torturuan dhe u ekzekutuan. Ka edhe fëmijë mes të varrosurve”, tha ai.