Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se NATO ka certifikuar Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore.
“Certifikohet me SUKSES nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore
Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura.
Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme e standardeve më të larta të NATO-s” shkruan ai.