Ishin momentet e fundit të jetës për monarken më jetëgjatë të Britanisë. Të parët që u shqetësuan ishin mjekët, të cilët menjëherë vunë në dijeni u Charlesin e lll.
Siç vë në dukje The Sun, Charles dhe gruaja e tij Camilla ishin në Dumfies House ku, sipas raportimeve, një ndihmës u dëgjua që vraponte nëpër korridor për t’i gjetur.
Charles mori një telefonatë, pasoi heshtja dhe të gjithëve iu kërkua të heshtnin. Pastaj, Charles dhe Camilla fluturuan një helikopter. Çifti u informua në orën 12:30 dhe katër minuta më vonë u publikua deklarata nga Buckingham Palace që shprehte shqetësimin e mjekëve për ecurinë e shëndetit të Elizabeth.